Lajmet

Berisha kritikon operatorët e telefonisë mobile në Shqipëri

Jan 14 2011
0 Shpërndarje
Berisha kritikon operatorët e telefonisë mobile në Shqipëri

“Çështja që dua të sjell këtu, para jush është shumë sensitive dhe e rëndësishme. Kjo qeveri ka qenë e mbetet qeveri e taksave të ulëta, sepse ne besojmë se paratë në kontot e biznesmenëve, e investitorëve janë më të vlefshme, sesa paratë në arkën e shtetit, në kuptimin  zgjerimit të investimeve, të krijimit të vendeve të punës, të rritjes së prodhimit” ka thënë z. Berisha. “Mbi këtë bazohet filozofia jonë e taksave të ulëta dhe ne nuk pendohemi kurrë që kemi adaptuar një filozofi të tillë. Kjo filozofi ka bërë që Shqipëria, në kushtet më të vështira se çdo vend tjetër në vitet ’94-’95, të garantojë rritje dyshifrore. Kjo filozofi ka bërë që Shqipëria të përballojë me sukses krizën e madhe ekonomike financiare evropiane e botërore dhe të mos bjerë në recesion. Por, në qoftë se ne përpiqemi të përdorim standardet më të gjera të lirisë ekonomike, kjo nuk do të thotë se ne mund të jemi të pandjeshëm ndaj abuzimit me lirinë ekonomike”.

E mendim të ngjashëm ka dhënë dje edhe Ministri për Inovacion dhe Teknologji të Informimit dhe Komunikimit, Genc Pollo në lidhje me këtë çështje. “Çmimet e përdoruesit të telefonit celular nuk janë një faqe  e lavdishme në historinë e kompanive mobile në Shqipëri. Në këto 10 vite shqiptarët kanë paguar për celularët e tyre çmime, te cilat  të krahasuara me koston, kudo në botë do të ishin quajtur skandaloze. Megjithatë uljet e çmimeve në 2-3 vitet e fundit, përsëri celularët tek ne kushtojnë më shumë se në Ballkan dhe në Evropë”.

Organi kompetent i Shqipërisë për telekomunikacion, AKEP ka bërë një studim të tregut dhe ka hapur një konsultim publik për një reduktim të tarifave të operatorëve mobil, ndërsa në përkrahje të saj kanë dalë edhe zyrtarët qeveritarë të cilët kanë theksuar se duhet bashkëpunim nga ana e operatorëve në mënyrë që qytetari të përfitojë më të mirën.

Mesatarisht shqiptarët shpenzojnë mbi 30 mijë lejë të vjetra në muaj vetëm për telefonin fikse, ndërsa një shifër e njëjtë thuhet të jetë edhe në shpenzimet për telefoninë mobile. Qytetarët e Shqipërisë gjithashtu janë shprehur rreth asaj se është e nevojshme të merren masa për të bërë uljen e çmimeve.  /pcwordlalbanian

Lajmet e fundit>