Lajmet

Berners-Lee: Shkathtësia për të programuar është ndarja e re dixhitale

Feb 5 2013
0 Shpërndarje
Berners-Lee: Shkathtësia për të programuar është ndarja e re dixhitale

programmingShpikësi i webit, Tim Berners Lee thotë që të gjithë studentët e shkollave duhet të kenë njohuritë bazike në programim, për të krijuar masën e nevojshme të entuziastëve pas programimit për të ndalur mungesat e ditëve të sotshme në programues.

Ndoshta më me rëndësi, shprehet ai, eshte fakti se kjo sjellje do të nxisë përdoruesit ti shohin kompjuterat si makina që mund të bëjnë çdo gjë që dëshiron pronari i saj nëse programohet sic duhet, në vend që të shohin vetëm një pajisje shtëpiake, “psh frigorifer”, qe kryen një punë fikse të përcaktuar.

Janë dy lloje të ndarjes dixhitale, ndarja më familjare është mes atyre që mund të përballojnë blerjen e një kompjuteri e kanë qasje internet dhe atyre që nuk munden. Më pak të përmendur nga këta është ndarja mes atyre që mund të programojnë dhe atyre “shkathtësitë” e të cilëve janë të kufizuara në nivelin e përdoruesit të aplikacioneve standarde word dhe excel.

Çalimi i përvojës në programim e lë përdoruesin në mëshirën e një numri kompanish të cilat duan të bllokojnë përdorimet e ndryshme të pajisjeve, kështu që ju mund të përdorni vetëm aplikacionet që ata jua lejojnë; ato që mund t’i blini nga dyqanet e tyre me aplikacione,” thotë Berners-Lee.

Një luftëtar i fuqishëm kundër këtij lloji kufizimi, thotë ai, është autori dhe blogeri Cory Doctorhow, i cili e quan atë “lufta në informatikën e përgjithshme”.

Tim Berners LeeTema për të qenë të hapur ishte thelbi i bisedës së Berners-Lee. Kjo temë, siç u shpreh presidenti i InternetNZ, Frank March, do të shtjellohet në konferencën NetHui të organizuar nga InternetNZ dhe që pritet të mbahet në korrik gjatë këtij viti.

Berners-Lee e hulumtoi çështjen për të qenë të hapur jo vetëm në internet, por edhe për qasje të hapur ndaj informacionit, për një qeveri të hapur – më efikase dhe më përgjegjëse – dhe për zhvillim të kodit të programit. Ai i shpjegoi audiencës zhvillimin e burimit të hapur, duke theksuar vlerën e ndarjes së kodeve për rritje të shpejtë, të pavarur nga proceset formale të licencimit dhe prokurorimit. “Burimi i hapur e bën çdo gjë të funksionojë më shpejt; njerëzit flasin për një vit uebi si të barabartë me 2.6 vite [të zakonshme].” (PC World Albanian)

Tags >

programim
Lajmet e fundit>