Best Buy ofron iPhone të riparuar

Jan 8 2009
0 Shpërndarje
Best Buy ofron iPhone të riparuar
Derisa çmimi i iPhone ka rënë në krahasim me serinë e parë të prodhimit më 2006, lirimi prej 50 dollarësh i modelit të riparuar mund t’u duket tërheqës njerëzve, sidomos atyre që me shumë kujdes janë duke përcjellur kolapsin e ekonomisë botërore.
Ashtu si iPhone i ri, edhe modeli i riparuar kërkon një kontratë dy vjeçare me AT&T.Pajisjet e dorës së dytë si receptorët telefonikë nuk janë të domosdoshëm pasi blerësit i kanë zëvendësuar ato për shkak të defekteve. “Këta celularë janë kthyer gjatë provës 30 ditore (trial) për t’u riparuar më pas në formën e tyre origjinale” – bën të ditur Best Buy. Njerëzit mund t’i kthejnë celularët për shkak të problemeve me kapjen e valëve në vendin  ku jetojnë apo arsye të tjera si kualiteti i pajisjeve etj..

Fillimisht 350 shitore Best Buy janë duke i shitur këta celularë, por deri në fund të muajit pritet që të gjitha shitoret të kenë në shitje iPhone.

Lajmet e fundit>