Lajmet

Beta e dytë e Firefox 3.6

Nov 12 2009
0 Shpërndarje
Beta e dytë e Firefox 3.6

Beta 1 e Firefox 3.6 na prezantoi rreth dy javë më parë me pjesën më të madhe të tipareve të reja, më e dukshmja, aftëia për të personalizuar pamjen e Firefox nëpërmjet Persona-ve. Por me 190 ndreqje të reja të betas së dytë, kemi atë që Mike Beltzner, drejtues i Firefox, quan në një blog si “Një mekanizëm për të parandaluar softuerin e papërshtatshëm të bllokojë Firefox”

Ka dhe një numër të konsiderueshëm ndryshimesh në firefox 3.6 për të cilat programuesit e webit do të jenë më të interesuar. Një prej këtyre mundësive të reja, aftësia për të përdorur gradientë ngjyre me teknologjinë formatuese CSS (cascading Style Sheets), ka ndryshuar sintaksën nga Beta1 në Beta 2 të versionit 3.6.

Lajmet e fundit>