Vëzhgim

Beta Vëzhgim

Aug 29 2008
0 Shpërndarje
Beta Vëzhgim

Powerset: Kërcënues i mundshëm i Google

Powerset është një makinë kërkuese që jo vetëm me fjalë, por edhe në esencë ka çuar shumë pluhur si një “vrasës” potencial i Google. Por askush në Google nuk frikësohet nga përkushtimi dhe publikimi i parë i Powerset. Beta Powerset kufi zon kërkimet e saj në Wikipedia, Freebase dhe disa baza të dhënash të tjera të specializuara. Ka shtuar disa prekje për organizimin dhe orientimin e informatave gjithashtu. Faqja e rezultateve për Marquis de Sade, për shembull, gjen faqen kryesore të Wikipedia kushtuar shkrimtarit francez, bashkë me referencat për të në faqe tjera të Wikipedia. Dhe kur klikoni në të për të parë përmbajtjen, Powerset ofron faqe të detajuara me linqe për secilin seksion. www.powerset.com

Zenbe: Një kuti e re në inbox

Me Gmail, Windows Live Hotmail dhe Yahoo Mail në dorë, kujt i duhet një burim tjetër për një adresë e-mail? Me siguri askujt! Për këtë arsye, Zenbe është fokusuar në krijimin e një kanali nga e-mail me Big Three tek inbox i tij. Avantazh i Zenbe, përveç dizajnit të tij minimal dhe atraktiv, është se ai i përmbledh të gjitha të dhënat e përdoruesit në një vend: kalendarët, punët, takimet, kontaktet, aktivitetet e fundit të shokëve tuaj në Facebook, si dhe skedarët e bashkangjitur nëe-mail (attachments), të organizuar në mënyrë të pavarur dhe të ndarë nga pjesa tjetër e mesazhit me të cilin janë bashkangjitur. Gjithashtu mund të krijoni faqe që përfshijnë një përzgjedhje të mesazheve tuaj, takimeve, komenteve, si dhe moduleve të tjera dhe i vë ato në dispozicion për gjithë botën. www.zenbe.com

HubDub: Vini bast në lajme

Nëse jeni mendjemprehtë, ose intuitivë rreth ngjarjeve të fundit, testojini aftësitë në HubDub. Hyni në rrjetin falas dhe fi toni 1000$ në para virtuale për vendosjen e basteve në pyetjet si: A do të bjerë Hillary Clinton para Kuvendit Demokratik? Nëse përgjigja e juaj është e saktë ju keni mundësi t’i fi toni 123$ nga basti juaj prej 100$. Fitimet tuaja nuk do të blenë asgjë më shumë se të drejtën për mburrje, por kjo mjafton për disa njerëz. HubDub ka udhëhequr një varg bastesh, duke e shndërruar bastin e saj të parë origjinal prej 1000$ në 1 milion$. www.hubdub.com

Lajmet e fundit>