Softuer

Beta versioni i parë i IE9, me 15 shtator

Aug 13 2010
0 Shpërndarje
Beta versioni i parë i IE9, me 15 shtator

Në atë ditë do të ketë edhe një ngjarje speciale në të cilën zhvilluesit do të prezantojnë “bukuroshen e uebit”. Por pavarësisht asaj që do të prezantohet dhe pretendohet atë ditë, do të jetë interesante të përcillet nëse Microsoft do të jetë në gjendje të shfaq një shfletues solid pas dështimeve të mëhershme.

Internet Explorer 9 është ofruar në shikimin paraprak për zhvillues qysh prej muajit mars, dhe gjatë këtyre muajve të intervenimit, shfletuesi është shpejtuar dhe është përshtatur me më shumë standarde.

Microsoft është duke integruar në të edhe mbështetjen për ueb standardin HTML5. Megjithatë duhet theksuar se ndërfaqja e fazës së shikimit paraprak nuk ka qenë ajo e fazës finale, kështu që në shtator pritet të shohim edhe një dizajn të ri.

Lajmet e fundit>