Analiza

Beteja e tabletëve: Surface 2 vs. iPad

Sep 26 2013
0 Shpërndarje
Beteja e tabletëve: Surface 2 vs. iPad

surfVSipd87afsaMicrosoft-i prezantoi gjatë kësaj jave modelin e ri të tabletit Surface, i cili do të mbajë emrin Surface 2. Versioni i ri i tabletit ka një sërë përmirësimesh, veçanërisht në aspektin fizik dhe harduerik.

Ai është më i hollë, ka ekran më të pastër (1080p) dhe fuqi përpunuese më të lartë (procesor NVIDIA Tegra 4). Me pak fjalë, Surface 2 është bërë më tepër konkurrues dhe pritet që t’i bëjë konsumatorët ta marrin seriozisht në konsideratë si alternativë ndaj iPad-it të Apple.

Megjithatë, përveç këtyre modifikimeve, ka ndryshuar gjithashtu edhe çmimi, duke treguar se kompania ka besim se tableti do të jetë më i suksesshëm se paraardhësi.

Në mënyrë që t’ju ndihmojmë sa më shumë nëse keni planifikuar të blini një tablet, kemi vënë ballë për ballë Surface 2 dhe mbretin e tabletëve, iPad. Se cili është më i mirë apo se cili ju përshtatet më mirë ju, mund ta zbuloni duke shfletuar specifikimet e mëposhtme. (PCWorld Albanian)

Surface 2 vs. Apple iPad

  Microsoft Surface 2 Apple iPad
 Madhësia e ekranit  10.6 inç  9.7 inç
 Rezolucioni  1,920 x 1,080  2,048 x 1,536
 Dendësia e pikselëve  208 ppi  264 ppi
 Pesha  Rreth 675 gram  650 ose 660 gram
 Përmasat  6.7 x 10.8 x 0.35 inç  7.3 x 9.5 x 0.37 inç
 CPU  Quad-core Nvidia Tegra 4  Dual-core 1.3GHz A6X
 Kujtesa  32GB ose 64GB  16GB, 32GB, 64GB, 128GB
 Lidhjet  USB 3.0, HD video out port  Apple 9-pin dock Lightning connector
 Sistemi operativ  Windows RT 8.1  iOS 7
 Jetëgjatësia e baterisë  Deri në 10 orë video playback  10 orë video playback (11,666 mAh)
 Kamera  3.5MP kamera e përparme, 5MP e pasme  5MP kamera e pasme, VGA kamera e përparme
 Rrjeti  Wi-Fi, Bluetooth 4.0  Wi-Fi ose Wi-Fi dhe 2G, 3G, 4G LTE; Bluetooth 4.0
 Aplikacione  Rreth 100 000  Rreth 900 000 për iPad & iPhone
 Çmimi  $449 për 32GB, $549 për 64GB  $499 për 16GB, $599 për 32GB, $699 për 64GB, $799 për 128GB (Wi-Fi); $629 për 16GB, $729 për 32GB, $829 për 64GB, $929 për 128GB (Wi-Fi + lidhje me operator telefonik)

Lajmet e fundit>