Lajmet

Beteja me softuerët piratë

Mar 20 2014
0 Shpërndarje
Beteja me softuerët piratë

mainKryqëzata e Microsoft-it kundër softuerëve pirate shkoi një hap më tej në mbështetje të gjigantit kompjuterik të martën me publikimin e studimit që tregonte problemet që do të japin në të ardhmen programet e vjedhura, edhe për konsumatorët edhe për kompanitë që i përdorin ato. Studimi i kryer nga kompania analizuese IDS dhe Universiteti Kombëtar i Singaporit (Nationa Univerisity of Singapore) zbuloi që konsumatorët në të gjithë botën do të shpenzojnë të gjithë bashkë 25 miliard dollarë duke punuar 1.2 milion orë të gjithë bashkë vetëm brenda këtij viti për të shkarkuar programe në mënyrë pirate.

Edhe pse Microsoft-i nuk ka marrë pjesë në mbështetjen e këtij studimi, i ka bërë një promovim të veçantë iniciativës duke e lançuar si pjesë të fushatës “Play It Safe”, që është një fushatë promovuese kundër programeve pirate dhe për të “sensibilizuar për lidhjen mes thyerjeve të sigurisë kibernetike, viruseve dhe piraterisë.”

Duke gjykuar nga rezultatet e studimit, duket se Microsoft duhet t’i futet punës më shumë tani. Veç diskutimit të menjëhershëm për ndikimin financiar që ka ky fakt, studimi tregon gjithashtu edhe se përdoruesit kanë 33% mundësi që të kenë probleme me programe virusale kur instalojnë një program të shkarkuar piratisht. Studimi zbuloi gjithashtu se rajoni i Paqësorit Aziatik do të ketë një humbje prej 40% të shpenzimeve të konsumatorëve për shkak të piraterisë, gjykuar nga numri i madh i pajisjeve në rajon.

Duke analizuar situatën, Microsoft do të vazhdojë të jetë në kërkim të atyre që janë të përfshirë në pirateri softuerike dhe do të punojë për t’i ndaluar. Zëdhënësi i Microsoft-it në lidhje me këtë çështje tha se konsumatorët janë të inkurajuar të vizitojnë faqen e sigurisë në Microsoft për të mësuar më shumë mbi viruset dhe për t’u siguruar që kompjuterët e tyre nuk janë të prekur. Microsoft-i gjithashtu ofron një sërë mjetesh dhe programesh pastrimi, ndër të tjera kompani që ofrojnë të tilla shërbime sigurie. “Ne do të vazhdojmë të veprojmë për të ndalur kriminelët kibernetikë që përdorin programe për të infektuar kompjuterët e miliona viktimave përreth botës, ashtu siç bëmë me operacionet e çështjeve Nitol dhe Citadel në të kaluarën.” deklaroi zëdhënësi i Microsoft-it. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>