Softuer

Bethesda ka një plan “sekret” për E3

Jun 3 2010
0 Shpërndarje
Bethesda ka një plan “sekret” për E3

Por në listë gjithashtu është edhe Bethesda, që pavarësisht se ka shpalosur linjën e saj për E3 më herët gjatë kësaj jave, ajo është listuar nën rubrikën e projekteve “sekrete” që pritet të paraqiten në E3.

E çka mund të fshihet prapa sekretit? Të themi se Bethesda veçse ka konfirmuar se do të shfaq Fallout: New Vegas, Brink, Hunted dhe Rage të id Software, në kuadër të panairit. Por përveç këtyre titujve, e tëra që na mbetet është të hamendemi dhe të supozojmë.

Nëpër ueb kanë filluar të qarkullojnë thashetheme për një titull të radhës të serisë Elder Scrolls, qoftë Elder Scrolls V apo ndoshta edhe titulli që ishte pjesë e thashethemeve edhe më parë, Elder Scrolls MMO.

Sipas një burimi të VG247, Bethesda ishte duke planifikuar shpalosjen e MMO-së gjatë vitit që shkoi, por shtyu lansimin për arsye të panjohura.

Sa i përket Elder Scrolls V, ka pas mjaft shumë kontradikta në raporte rreth asaj nëse Bethesda ka plane për të. Në gusht të vitit që shkoi, drejtori i lojërave pranë Bethesda Todd Hines tha se “nuk ka plane” për një titull të radhës të serisë Elder Scrolls.

Megjithatë, shkurtë pas kësaj deklarate, një zyrtarë i novelës Elder Scrolls pati shpalosur disa plane interesante për një lojë të re, pasi që novela duket se ka gjetur një hapësirë për të vazhduar tregimi në një lojë të re, që është e vendosur 200 vite pas krizës në Oblivion.

E kjo na lë realisht që të spekulojmë derisa Bethesda të paraqitet në E3, dhe me 15 qershor të tregojë me të vërtetë se për çka bëhet fjalë.

Lajmet e fundit>