Lajmet

Betim Drenica, pjesëmarrës në TechEd Europe

Jun 26 2012
0 Shpërndarje
Betim Drenica, pjesëmarrës në TechEd Europe

Zhvilluesi i mirënjohur nga Kosova, Betim Drenica, është në mesin e pjesëmarrësve në ngjarjen TechEd, që do të mbahet nga nga 25 qershor deri më 29 qershor.

Sipas informacioneve të paraqitura në faqen zyrtare, TechEd është një ngjarje për profesionistët e teknologjisë që janë të përfshirë në ndërtimin, vendosjen dhe mirëmbajtjen e zgjidhjeve në IT me përdorimin e teknologjisë së ndërmarrjes Microsoft. TechEd Europe do të ofroj katër ditë mundësi edukimi dhe trajnimi përgjatë vargut të plotë të produkteve dhe zgjidhjeve të ndërmarrjes Microsoft. Pjesëmarrësit mund të njoftohen më hollësisht rreth trendeve të fundit të teknologjisë dhe se si do të mund të hynin në punë këto zhvillime teknologjike në dobi të bizneseve. TechEd është forumi për të marrë përvojë, lidhje dhe pamje që do të ju ndihmojnë të merrni pjesën më të madhe të investimeve tuaja në IT.

Betim Drenica, i cili ka qenë në mesin e ligjëruesve që nga viti 2009 i ngjarjeve rreth teknologjive të fundit që organizohen çdo vit nga ndërmarrja Microsoft në Kosovë, do të jetë në mesin e pjesëmarrësve të shumtë në këtë ngjarje, që do të mbahet në Amsterdam. Betimi është një zhvillues softuerik, me përvojë disa vjeçare. Ai ka qenë pjesë e ndërmarrjes Cacttuss si zhvillues softuerik dhe shef i lartë i teknologjisë në ndërmarrjen Appdec, por që nga janari i vitit 2012 Betimi punon si zhvillues i pavarur.

Për të qenë të informuar në kohë reale, ju mund të përcillni cicërimet që bëhen me etiketën #TEE12 në rrjetin Twitter. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>