Lajmet

Betimi i Presidentit Obama regjistron numër rekord të përdoruesve të internetit

Jan 21 2009
0 Shpërndarje
Betimi i Presidentit Obama regjistron numër rekord të përdoruesve të internetit

Numri shumë i lartë i përdoruesve e ka ngadalësuar punën e ueb faqeve por jo edhe mosfunksionimin  e tyre. Ishte parashikuar që ceremoninë e betimit të Presidentit Obama ta përcjellin online miliona përdorues të internetit, e veçanërisht ata që nuk kanë mundur ta shikojnë televizorin gjatë orarit të punës. Sipas Keynote Systems, shumë nga ueb faqet si ABC, SBC , Fox Business, the L.A. Times, NBC, National Public Radio, USA Today dhe The Wall Street Journal, kanë pasur probleme me transmetimin e drejtpërdrejtë të kësaj ngjarjeje. “Kjo ishte një ngjarje e madhe dhe unë mendoj se nuk kemi parë ndonjëherë numër më të madh të njerëzve që e kanë ndjekur online ndonjë ngjarje” – deklaroi Shawn White, drejtor i Keynote.

Vetëm ueb faqja e CNN ka regjistruar 23 milionë vizitorë për ta ndjekur drejtpërdrejt ceremoninë e betimit. Ndërkohë ueb faqet si The New York Times, Viacom and The Wall Street Journal kanë pasur 7 milionë vizitorë.

Lajmet e fundit>