Analiza

Beyonce vendos rekord të ri në iTunes

Dec 18 2013
0 Shpërndarje
Beyonce vendos rekord të ri në iTunes

BN-AT883_1213ma_E_20131213111838Javën e kaluar, Beyonce ka prezantuar papritur një album të ri në iTunes, i cili mban emrin e saj dhe nuk ishte lajmëruar më parë.

Sipas listës Billboard, albumi mban tashmë vendin e parë. Kompania raporton se albumi mund të shesë rreth 600 000 kopje vetëm në SHBA në Apple iTunes Store.

Të dhënat zyrtare nga Nielsen SoundScan do të jepen në fund të kësaj jave.

Apple u shpreh gjatë ditës së martë se albumi ka shitur rreth 830 000 kopje vetëm në tre ditët e para të lançimit, shifra që kompania i ka quajtur rekord. Albumi i fundit i Beyonce-s, “4”, debutoi me 310 000 shitje në vitin 2011.

Ndërkohë, albumi që ajo sapo ka prezantuar, do të jetë me shumë mundësi suksesi më i madh që ka arritur ndonjëherë një këngëtare brenda një jave që prej shitjes së 1.2 milionë kopjeve të albumit “Red” nga Taylor Swift në 2012-n.

Albumi i Beyonce-s u lançua ekskluzivisht në iTunes pasi u postua një trailer në llogarinë e saj zyrtare në Instagram. Në ndryshim nga shumë lançime të tjera, albumi erdhi pa asnjë njoftim paraprak apo reklamë. Lajmi u përhap vetëm përmes mediave sociale. Albumi ka 14 këngë dhe 17 video, duke u prezantuar si një “album vizual.” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>