Harduer

Bie çmimi i tabletave në 386$

Jun 11 2012
0 Shpërndarje
Bie çmimi i tabletave në 386$

Çmimi mesatar i tabletave ka qenë 386 dollarë amerikanë gjatë tre muajve të parë, një rënie prej 21% e krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Këto të dhëna vijnë nga kompania studiuese e tregut, IMS Research. Rënia e çmimit vjen si pasojë e konkurrencës midis kompanive të ndryshme në tregun e PC-së dhe Apple po e udhëheq këtë konkurencë, gjithmonë sipas IMS.

Me daljen e iPad të ri, kompania e uli çmimin fillestar të iPad 2, në 399 dollarë. Kjo do të thotë presion më i madh drejt rivalëve të saj, duke i detyruar ato të ulin çmimet. Shitësit kanë gjetur mënyra të reja për të bërë diferencimin e tabletave të tyre. Një çmim i ulët duket se është faktori kryesor në tërheqjen e klientëve të rinj dhe në blerjen e tabletave të tjera, përveç iPad. Tabletat që nuk kanë një reputacion kaq të madh janë shitur shumë dhe kanë ndikuar në uljen e çmimeve mesatare. Prodhuesit e këtyre tabletave i kanë ulur çmimet deri në atë pikë, duke kanë fituar shumë famë në tre muajt e parë të këtij viti, në shumë shtete. Gjithësesi, një tabletë e mirë me një çmim të ulët është sfidë e vështirë.

Ky konkluzion u përforcua dhe nga Nvidia në një blog të fundit të saj, në të cilin kompania tha se: “është tmerrësisht e vështirë të krijosh tableta me kosto të ulët, ndonëse kemi shumë eksperienë”. Ajo ka krijuar platformën e referencës Kai, e cila është një recetë për tableta dhe iu jep ndihmë ndërtuesve të krijojnë produkte me kosto të ulët. Objektiv ishin tabletat quad-core të Android për 199 dollarë.

Tabletat e pritura si versioni i dytë i Kindle Fire dhe fjalët e mira për tabletën nga Google, do të rrisin shumë presionin midis tabletave me çmim të ulët për të rritur përformancë, por në të njëjtën kohë të kenë po atë çmim të ulët. (PCWorld Albanian)

Tags >

Tabletë
Lajmet e fundit>