Lajmet

Bie rrjeti social Facebook, mijëra përdorues të prekur

Jan 13 2017
0 Shpërndarje
Rrjeti social Facebook momentalisht por përjeton probleme madhore në Europë dhe Britani ndërsa në Shqipëri përdorues hasin vështirë të qasen në faqet e rrjetit social Bie rrjeti social Facebook, mijëra përdorues të prekur Photo Source: RT

Mesa duket rrjeti po përjeton probleme madhore këtë pasdite. Facebook nuk po funksionon për mijëra përdorues në Europë dhe Britani sipas raporteve në rrjete sociale.

Në Twitter janë publikuar mëse 2,500 cicërima nën hashtagun #facebookdown.

DownDectector i cili monitoron shërbimet online për probleme të mirëfunksionimit raportoi një rritje të ankesave të përdoruesve të cilët filluan në orën 18:15 me orën tonë lokale.

Faqet të paaksesueshme

Këtyre probleme nuk u kanë shpëtuar as përdoruesit shqiptarë. Raportimet e para filluan në 18:04 ku ca përdorues të cilët kërkojnë faqet të menaxhuara nga platforma Business Manager e kanë të pamundur që qasen në to.

Rrjeti social shfaq një mesazh gabimi si në foton e paraqitur mëposhtë:

Përsa kohë kemi testuar, ne e konfirmojmë këtë problem edhe me faqen tonë në rrjetin social të PCWorld Albanian.

Pamundësia për tu qasur në faqet e menaxhuara nga Business Manager konsiston vetëm nga një shfletues desktop dhe specifikisht në Shqipëri.

Në Britani përdoruesit kanë vështirë të hapin dhe kërkojnë, pëlqejnë dhe komentojnë përmbajtjet në platformë.

Qasja përmes një telefoni celular nga aplikacioni kryesor Facebook dhe aplikacioni i menaxhimit të faqeve Pages Manager vijon pa probleme.

Ky ngjarje vjen pak orë pasi The Guardian publikoi një hulumtim të Universitetit të Kalifornisë i cili thoshte se përdoruesit e WhatsApp janë seriozisht të ekspozuar ndaj përgjimit.

A po ballafaqoheni edhe ju me një problem të tillë? Na vini në dijeni. (PCWorld Albanian)

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>