Blog

Bie Instagram në Evropë dhe SHBA

Jul 26 2017
0 Shpërndarje
Uebsajti i rrjeti social të fotografive kthente një mesazh gabimi 5xx server error ndërsa aplikacioni nuk mund të aksesohej. Bie Instagram në Evropë dhe SHBA

Instagram është offline në disa rajone në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë pas qindra raportimeve të përdoruesve.

Uebsajti i rrjeti social të fotografive kthente një mesazh gabimi 5xx server error ndërsa aplikacioni nuk mund të aksesohej.

Këtë e konfirmoi edhe harta e Down Detector ku thoshte se Evropa dhe SHBA-të ishin më të prekurit.

Megjithatë ndërprerja nuk zgjati shumë edhe pse ankesat në Twitter vijojnë. Instagram ende nuk ka dhënë asnjë njoftim lidhur me problemet.

Prej 1 ore e gjysëm DownDetector ende vijon të tregojë probleme. Po ju a keni probleme? /PCWorld Albanian

Tags >

Instagram
Lajmet e fundit>