Biznes

Bie vlera e aksioneve të Facebook

Jul 19 2012
0 Shpërndarje
Bie vlera e aksioneve të Facebook

Vlera e aksioneve të kompanisë Facebook ra me 8.1%, zhvleftësimi më i madh që prej 29 majit, dhe investitorët kanë shprehur shqetësimin se mund të raportohen shitje të ngadalta javën e ardhshme.

Në mbyllje të ditës së hënë, Facebook tregëtonte me 28.25 dollarë për aksion, që do të thotë rreth 26% më pak se shifrat e ofertës publike fillestare të majit (38$/aksion).

Kompania parashikon dhe pret që të raportoj shitje me vlerë 1.16 miliardë dollarë në tremujorin e dytë të vitit. Në tre muajt e parë të 2012, të ardhurat e Facebook ishin 1.06 miliardë dollarë.

Analistët e Bloomberg presin që Facebook të raportoj fitime prej 11 cent për aksion, shifër e cila ka rënë me 11% në katër javët e fundit. Shifrat e tremujorit të dytë pritet të bëhen publike më 26 korrik.

Vlerësimi i Facebook ka pasur mjaft diskutime dhe ka qënë e vështirë të bëhet ndonjë parashikim i saktë për shkak të luhatjeve të shpeshta që ka pësuar vlera e kompanisë.

Midis vlerave kufij të aksioneve prej 25.52 dollarë më e ulta dhe 45 dollarë më e larta, sot Facebook gjendet në rreth 28$/aksion, shumë pranë vlerës historike minimale. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>