Biznes

Bien aksionet e Zynga-s, Facebook fiton të drejtë për të zhvilluar lojëra

Dec 3 2012
0 Shpërndarje
Bien aksionet e Zynga-s, Facebook fiton të drejtë për të zhvilluar lojëra

Zhvilluesi i lojërave Zynga ka ndryshuar kontratën e vet me Facebook-un dhe nuk do të jetë më e kufizuar që të lëshojë lojërat vetëm në Facebook.

Zynga ka nënshkruar një dokument me SEC, ku përfshihen hollësitë e kushteve të marrëveshjes mes dy ndërmarrje. Sidoqoftë, ky lajm në Wall Street çoi në rënie të aksioneve të Zyngas për më tepër se 12 për qind, teksa një rresht në fund të dokumentit SEC deklaron që Facebook-u së shpejti do të jetë i lirë për të zhvilluar lojërat e veta, lojëra që do të mund të garonin me Zynga-n, ndaluar nga marrëveshja e mëparshme.

“Për më tepër, hyn në në fuqi më 31 mars 2013, dhe dispozita të caktuara të lidhura me synimin dhe planifikimin për rritjen e uebit dhe mobilerisë nuk do të jenë më të zbatueshme dhe Facebook nuk do të jetë më i ndaluar nga zhvillimi i lojërave të veta. Për më tepër, e drejta e Zynga-s për të reklamuar tërthorazi mes lojërave në uebfaqen e Facebook-ut do të udhëhiqet nga kushtet standarde të shërbimit të Facebook-ut”,- thuhet në dokument.

Sipas SEC, Zynga tani mund të lëshojë lojëra në çdo platformë që dëshiron dhe të përdorë pagesa dhe reklama jo të Facebook-ut, por Facebook-u mund të ndalojë së ofruari trajtimin e vlefshëm të preferuar.

Zynga do të vazhdojë të posedojë një prani madhore në Facebook dhe ka deklaruar që lojërat e veta “në përgjithësi do të jenë në dispozicion përgjatë uebfaqes që është konkurrente me Facebook-un, ose pak kohë më pas, koha që loja e tillë të jetë në dispozicion në platformë tjetër shoqërore ose një pronë e Zynga-s.”

Zynga kontribuoi me 19 % të përfitimeve të ndërmarrjes Facebook në vitin 2011

Por kjo lëvizje mundet po ashtu që të dëmtojë Zynga-n në një kohë të gjatë teksa ndërmarrja më nuk do të jetë në gjendje që të reklamojë drejtpërdrejt lojërat e veta.

Në fakt, nëse një lojtar në Zynga.com i shpërndan të arriturat e tij nga loja në kohështrirjen e tij në Facebook, ai më nuk do të rikthehet sërish në Zynga.com, që do të mund të tregonte për një rënie të mundshme të trafikut të faqes.

Zynga kishte ndërtuar një sistem të përshtatshëm me rrjetin Facebook që nga ditët e para të platformës. Lojërat e Zynga-s kishin mjaft shumë klikime dhe përdoruesit riktheheshin në Facebook për lojërat e saj. Kështu, Zynga kurseu shumë shpenzime reklamimi, pasi koeficienti i popullaritetit nënkuptonte që me një përdorues, disa nga shokët e tij do të mund të etiketoheshin pastaj pa pagesë.

Zynga kontribuoi me 19 për qind të përfitimeve të ndërmarrjes Facebook në vitin 2011. Kjo erdhi në vitin 2010 pasi dy ndërmarrjet bënë një marrëveshje ku vendosën që Zynga do të përdorë kreditët e Facebook-ut si pagesë për pesë vite. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>