Blog

Bien bursat e monedhave kriptografike Coinbase dhe Bitfinex

Dec 12 2017
0 Shpërndarje
Sakaq Bitfinex dhe bursa të tjera të monedhave kriptografike lajmëruan në rrjetin social Twitter se ishin nën sulme DDoS. Bien bursat e monedhave kriptografike Coinbase dhe Bitfinex

Bursat e monedhave kriptografike Coinbase dhe Bitfinex po përballen me probleme me shërbimet dhe ubesajtet respective ndërsa tregtarët kërkojnë të fitojnë nga rritja e bitcoin ditën e Marte.

Uebsajti i Coinbase shkruante “service unavailable” në orët e para të të Martes. Megjithatë bursa gdax.com vijonte të ishte funksionale pavarësisht një ndërprerjeje të shkurtër.

Sakaq Bitfinex dhe bursa të tjera të monedhave kriptografike lajmëruan në rrjetin social Twitter se ishin nën sulme DDoS.

Këto lloj sulmesh janë mese të zakonta në internet kur një rrjet kompjuterik i infektuar sulmon uebsajtet të cilat nuk janë të afta të përballen me trafikun.

Bitfinex tha se ishte nën sulm që prej 7 ditësh dhe së fundi sulmet ishin përkeqësuar. Bursat dhe portofolët e bitcoin kanë një histori të gjatë sulmesh dhe hakimesh.

Të paktën 30 sulme kanë përfunduar me vjedhjen e monedhave virtuale ku njëri prej tyre çoi në kolaps Mt. Gox, dikur tregu më i madh në botë i bitcoin.

Sulmi më i fundi u realizua ndaj NiceHash ku tha se kishte humbur 64 milion dollar bitcoin. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>