Biznes

Bien çmimet e cloud-it: Google Drive tashmë kushton 9.99 $ për 1 TB hapësirë

Mar 15 2014
0 Shpërndarje
Bien çmimet e cloud-it: Google Drive tashmë kushton 9.99 $ për 1 TB hapësirë

466915567-786x305Një nga mënyrat më të mira për të rritur konkurrencën është ulja e çmimeve dhe këtë gjë e di mjaft mirë një kompani e hapur si Google, e cila ka prezantuar gjatë ditës së enjte një plan të ri çmimesh për shërbimin e vet në cloud. Në këtë mënyrë, kompania ka ushtruar presion të drejtpërdrejtë edhe tek rivalët e vet.

Ulja në fakt është drastike: 100 GB kushtojnë prej ditës së djeshme jo më 4.99 $ por 1.99 $ në muaj. Çmimi i 1 TB është ulur në 40 $ nga 49.99 $. Google ofron gjithashtu edhe disa opsione të tjera për hapësirë, duke filluar nga 99.99 $ në muaj për 10 TB.

Të gjitha këto shifra janë shumë më të lira krahasuar me konkurrentët. Për shembull, Dropbox ofron aktualisht 100 GB për 9.99 $, 200 GB për 19.99 $ dhe 500 GB për 49.99 $ në muaj. Microsoft nga ana tjetër ofron 50 GB për 4.49 $ si dhe 200 GB për 11.49 $ në muaj. Pavarësisht se për çfarë kapaciteti gigabajtesh jeni të interesuar, Google Drive ka gjithmonë çmimet më të lira.

drive_blog_pricing2

Sigurisht, secili shërbim ka ndërfaqen e vet, karakteristikat dhe suportin e vet për konsumatorët. Por, pavarësisht kësaj, Google po shtron një argument bindës për adoptimin e Google Drive. Do të jetë mjaft interesante të shohim se si do të përgjigjen konkurrentët dhe se sa klientë të rinj do të përthithë kompania gjatë muajve në vijim. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>