Biznes

Bien dërgesat për shitje të PC-ve, Lenovo tejkalon HP-në

Jul 11 2013
0 Shpërndarje
Bien dërgesat për shitje të PC-ve, Lenovo tejkalon HP-në

LoptopaRënia e ekonomisë botërore ka filluar të ndihet gjithmonë e më tepër edhe në shitjet e PC-ve.

Kërkesa e ulët për Windows 8, rritja e kërkesës për tabletë dhe faktorë të tjerë më pak të rëndësishëm kanë ndikuar në rënien e tregut global të PC-vë gjatë tremujorit të dytë.

Dërgesat për shitje të PC-ve nga prilli deri në qershor ishin në total 75.6 milionë njësi, duke shënuar një ulje prej 11.4% nga i njëjti tremujor i vitit 2012. Të dhënat janë publikuar nga IDC gjatë ditës së mërkurë. Këto shifra përfshijnë kompjuterët desktop, laptop, mini-notebook dhe workstations. Në to nuk përfshihet sigurisht shitja e tabletëve.

IDC kishte parashikuar se rënia në përqindje do të ishte 11.7, edhe pse diferenca prej 0.3% nuk përbën ndonjë ndryshim të madh. Të gjithë top pesë shitësit më të mëdhenj të PC-ve kanë shitur më pak kompjuterë krahasuar me shitjet e një viti më parë, edhe pse disa prej tyre arritën thjesht të fitonin një pjesë tregu ndaj konkurrentëve.

Në parashikimin për të ardhmen, IDC pret që ritmi i rënies të ngadalësohet edhe pse nuk parashikon që ai të fillojë të rritet sërish të paktën deri në vitin 2015. Aktualisht, ky është tremujori i pestë radhazi që PC-të e dërguar për shitje kanë pësuar rënie. Njëkohësisht, kjo është periudha e parë në historinë e tyre që rënia zgjat kaq shumë.

Pse ka ndodhur rënia?

loptop win8

Ka shumë faktorë për të. Së pari, kriza ekonomike që vazhdon në Europë po ndikon edhe në Azi dhe nuk po shihet ndonjë ndryshim apo progres i madh në SHBA. Disponueshmëria e madhe e PC-ve me Windows 8 dhe migrimi nga Windows XP në Windows 7 kanë kontribuar në rënie.

HP vazhdon të mbetet prodhuesi numër një në SHBA, edhe pse diferenca me vendin e dytë (Dell) është ngushtuar. Në terma globalë, Lenovo ka tejkaluar HP-në për kompjuterët e dërguar për shitje. Edhe pse kompania ka pasur rënie të kompjuterëve të prodhuar, kjo rënie ka qenë më e vogël se e konkurrentëve të saj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>