Lajmet

Bien edhe përfititimet dhe shitjet e Nokia-s

Jan 23 2009
0 Shpërndarje
Bien edhe përfititimet dhe shitjet e Nokia-s

Nokia ka shitur më pak celularë për dallim prej vitit të kaluar, ndërsa në tre muajt e fundit të vitit, kompania ka regjistruar shitje prej 12.7 bilionë dollarësh. Kjo shifër e shitjeve është shumë më pak se sa kanë parashikuar ekspertët. Nokia raportoi përfitime prej 576 dollarësh, që krahasuar me shifrën 1.8 bilionë dollarë, sa ishte përfitimi i një viti më parë, është shumë pak. Kompania ka arritur të shesë 113.1 milionë celularë gjatë çerekut të fundit të vitit, që është 15 përqind më pak se sa ajo e vitit të kaluar. “Shitjet e Nokia ishin më të ulëta se ato që ne prisnim” – deklaroi Carolina Milanesi, drejtoreshë në Gartner.

Por nuk është vetëm gjendja e përkeqësuar ekonomike globale ajo që e ka goditur kompaninë, por edhe dobësimi i kualitetit të celularëve të Nokia. Këtë e dëshmon edhe shtrirja prej 37 përqind në markete, derisa më 2007 kjo shifër ishte 40 përqind. Milanesi mendon se rënia e shitjeve të Nokia do të vazhdojë edhe gjatë muajve të parë të vitit 2009.

Lajmet e fundit>