Blog

Bien Facebook dhe Instagram, përdoruesit raportojnë probleme

Aug 26 2017
0 Shpërndarje
Përdoruesit e Facebook thanë se nuk mund të aksesonin mesazhet, të ngarkonin fotot, dhe të postonin statuse në platforma mobile dhe desktop. Bien Facebook dhe Instagram, përdoruesit raportojnë probleme

Qasja në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram ka qenë e pamundur pasditen e së Shtunes ndërsa disa përdorues raportuan se nuk mund të publikonin e të tjerë se nuk mund të aksesonin sajtet.

Përdoruesit e Facebook thanë se nuk mund të aksesonin mesazhet, të ngarkonin fotot, dhe të postonin statuse në platformat mobile dhe desktop.

Për disa prej tyre Facebook dërgonte një mesazh gabimi “problem i përkohshëm me këtë postim,” ose probleme me URL. Disa të tjerë merrnin mesazhin e gabimit si mëposhtë:

Që nga mëngjesi edhe përdoruesit e Instagram kishin probleme. Megjithatë kjo ndërprerjet duket se nuk ka prekur të gjithë përdoruesit. Një zëdhënës i Facebook ishte shprehur se kompania ka përjetuar një problem teknik dhe po bënte përpjekje për rikthimin e shërbimit.

Përdorues në Evropë, SHBA, Kanada, Brazil dhe Australi janë më të prekurit. Deri në këto momente ka patur të paktën 1,800 raportime në DownDetector. (http://downdetector.co.uk/problems/facebook)

A jeni duke pasur probleme? Na dërgoni eksperiencën tuaj. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>