Analiza

Bien ndjeshëm shitjet e telefonëve Samsung, markat kineze në ekspansion

May 23 2017
0 Shpërndarje
Ndërsa ky raport tregon sfidat globale me të cilat përballen gjigandët, në të njëjtën kohë ekspozojnë problemet e tyre në Kinë. Bien ndjeshëm shitjet e telefonëve Samsung, markat kineze në ekspansion Photo Source: Financial Times

Tregu global i telefonëve inteligjentë po rritet, dhe ky fenonom nuk po shkon aspak në dobi të Apple dhe Samsung.

Përkundrazi është treshja Kineze e telefonëve që po kapin me shpejtësi terren dhe janë përgjegjës për rritjen e shitjeve në rang global sipas një raporti të ri të Gartner.

Shitjet e telefonëve të Apple qëndruan në vend, një farë fitoreje për kompaninë kjo e cila pati rënie në fund të 2016-ës. Çudia e vërtetë është rënia e shitjeve të Samsung.

Ndërsa ky raport tregon sfidat globale me të cilat përballen gjigandët, në të njëjtën kohë ekspozon problemet e tyre në Kinë.

Tre kompanitë Kineze kryesisht fitojnë nga tregu lokal Kinez. Në rang global konsumatorët blenë 380 milion njësi në tre mujorin e parë të 2017-ës, një rritje me 9.1% krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Samsung shiti 78.6 milion njësi nga 81.2 milion një vit më parë. Si rezultat pjesa e tregut të Samsung ra nga 23.3% në 20.7%.

Apple ka shitur edhe më pak, 51.99 milion telefonë, një rritje e vogël krahasuar me 51.6 milion telefon një vit më parë me një pjesë tregu prej 13.7% nga 14.8% një vit më parë.

Huawei vinte në vendin e tretë me 9% të tregut ndërsa Oppo në vendin e katërt me 8.1%. I pesti ishte Vivo me 6.8% të tregut.

Sigurisht suksesi i markave Kineze do të thotë rritje të dominimit të Android. Konkretisht ky sistem operativ kishte 86.1% të tregut nga 84.1% një vit më parë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>