Lajmet

Bien përgjysmë shitjet e Motorola-s, humb 3.6 miliardë dollarë

Feb 4 2009
0 Shpërndarje
Bien përgjysmë shitjet e Motorola-s, humb 3.6 miliardë dollarë

Kësaj radhe nga kriza është prekur edhe kompania Motorola. Së fundi kompania raporton se gjatë çerekut të fundit ka humbur 3.6 miliardë dollarë. Motorola raportoi të ardhura prej 7.14 miliardë dollarësh, që është 26 përqind më pak se gjatë çerekut të vitit të kaluar.Kjo është goditja më e rëndë që kjo kompani e celularëve Motorola e ka pësuar ndonjëherë. Të ardhurat e kësaj kompanie kanë rënë për 51 përqind. Madje nga Motorola bëhet e ditur se humbjet do të vazhdojnë edhe për çerekun e parë të vitit 2009, por kompania shpreson se me riorganizime do të arrijë të kursejë 1.5 miliardë dollarë.

Lajmet e fundit>