Analiza

Bien shitjet e Samsung Galaxy S5 me 25 %

Jun 7 2014
0 Shpërndarje
Bien shitjet e Samsung Galaxy S5 me 25 %

gsmarena_001 (1)Smartfoni Galaxy S5 i kompanisë Samsung ka patur shitje mjaft të mira, gjithsesi prodhuesi teknologjik Korean ka vënë në dukje një rënie të konsiderueshme në shitjet gjatë tremujorit të dytë të vitit 2014, me 25 % zbritje. Ky nuk është aspak lajm i mirë, ngaqë shumë besojnë se kjo rënie në bazën e konsumatorëve është si rezultat i pritjes për iPhone 6. Sipas raporteve të shitjeve nga Tajvani, 21 milionpajisje Samsung Galaxy S5 janë shitur gjatë tremujori të dytë të këtij viti.

Gjatë tremujorit të tretë Samsung do të bëjë dërgesa jo më shumë se 15 milion njësi. Smartfoni Samsung Galaxy S4 gjithashtu pati një rënie nga 6 milion njësi në 5 milion të tilla të dërguara. Samsung beson se shumica e blerësve potencial duhet të jenë duke pritur për iPhone 6.

Thashethemet flasin për një iPhone 6 me ekran më të madh prej 4.7 inç që do të jetë në gjendje të konkurojë më smartfonët Android më të mirë dhe për të mos u lënë pa u përmendur do të ketë në përbërje një material kundër gërvishtjeve me veshje safire. Gjithashtu është e mundshme që edhe pajisje të tjera Android mund të kenë ndikuar në rënien e shitjeve të Samsung, si HTC One M8 dhe LG G3.

Për momentin ka shumë hapësirë mes vendit të parë dhe dytë, dhe pavarësisht se Samsung është “mbreti” i çastit, shumë smartfonë te tjerë zakonisht performojnë mjaft mirë me çmime konkurruese karshi pajisjeve Samsung. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>