Biznes

Biletat për konferencën Build të Microsoft u shitën brenda një ore

Jan 23 2015
0 Shpërndarje
Biletat për konferencën Build të Microsoft u shitën brenda një ore

theverge5_2040.0Biletat për konferencën e zhvilluesve që mbajti Microsoft ditën e mërkure u shitën në kohë rekord, vetëm brenda një ore. Ndërkohë që vitin që kaloi u deshën plot 24 orë për tu shitur të gjitha biletat. Konferenca e vjetshme u mbajt në San Francisco nga data 29 prill deri në 1 maj dhe një biletë pjesëmarrje kushtonte 2,095 dollar edhe pse Microsoft shiti bileta me një çmim të reduktuar për studentët.

Gjatë eventit të vitit të shkuar Microsoft shpenzoi tri orë për prezantimin e Windows 8 dhe Windows Phone 8.1 së bashku me asistenten dixhitale Cortana. Gjithashtu u lançua dhe telefoni Lumia 930, aplikacionet universale Windows dhe versioni Office për pajisjet Windows me ekran me prekje. Ndërkohë që eventi i ditës së djeshme u cilësua dhe nga vet Microsoft si tepër i rëndësishëm për historinë e kësaj kompanie. Kryefjala e këtij evendi sigurisht që ishte Windows 10. Gjatë konferencës debutuan për herë të parë dhe HoloLens dhe karakteristikat e reja të versionit për iOS.

Shitjet e biletave brenda një kohe rekord janë bërë të zakonshme për konferencat e zhvilluesve. Kompanitë e mëdha teknologjike si Apple dhe Google kanë aplikuar strategjinë e llotarisë për shitjet e biletave duke qënë se kërkesat për to janë shumë të mëdha dhe për ta bërë sa më të drejtë këtë proçes dhe transparent ndaj publikut të gjerë. Kompanitë e lartpërmendura gjithashtu kanë zgjedhur të transmetojnë live në ueb me qëllim që eventet e tyre të kenë një audiencë më të gjerë. Nga ana tjetër kjo është një shenjë e mire për Microsoft dhe produktin e saj, Windows 10. Si duket konsumatorët janë duket e mirëpritur këtë platformë. (PC World Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>