Analiza

Bill Gates: Apple duhet të krijoj një tablet si Surface

Jul 5 2012
0 Shpërndarje
Bill Gates: Apple duhet të krijoj një tablet si Surface

Legjenda e gjallë e Microsoft, Bill Gates, thotë se tableti i ri Surface arrin suksesin aty ku iPad dështon si një pajisje e plotë kompjuter apo tablet.

Duke bërë komente të rralla rreth çështjeve të lidhura me teknologjinë, Gates deklaroi se ka një mundësi të mirë që Apple do t’i duhet të ndryshojë taktikë për të siguruar se iPad mund të konkurrojë Surface në treg. Gates i tha shfaqjes së Charlie Rose në ShBA se Surface dëshmon se nuk ka ndonjë nevojë për kompromise mes posedimit të kompjuteri apo një tableti, apo të dyjave.

“Ju nuk keni pse bëni kompromise. Ju mund të keni gjithçka që dëshironi rreth një tableti dhe gjithçka që dëshironi rreth një kompjuteri në vetëm një pajisje. Dhe kështu kjo mund të ndryshojë mënyrën se si njerëzit i shohin gjërat.”

Apple deri më tani ka lënë pas spekulimet se ajo do të prodhojë një MacBook- iPad hibrid, me sugjerimin e Tim Cook se një pajisje e tillë mund të jetë e ngjashme si një kombinim “frigorifer-toster”.

Steve veproi më mirë

Gates gjithashtu komentoi se si Steve Jobs ishte në gjendje për të gjetur suksesin në tabletët aty ku Microsoft dështoi me përpjekjet e veta. Ai deklaroi se Microsoft hyri në lojë “shumë herët”, ndërsa Apple kishte më shumë kohë dhe vendosi bashkë një pako më të mirë se sa kompania e tij. Gates pranoi se Steve Jobs bëri disa gjëra më mirë se ai.

A ka të drejt Bill Gates rreth deklaratave të tij, që Apple do të lansoj një aparati hibrid të plotë si Surface? (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>