Biznes

Bill Gates do të rishpikë tualetet

Jul 20 2011
0 Shpërndarje
Bill Gates do të rishpikë tualetet

Pastërtia e ujit dhe asgjësimi i sigurtë i mbeturinave janë dy nga çështjet më të mëdha të vdekjes së fëmijëve në shtetet e zhvilluara.

Gates dhe fondacioni i tij shpresojnë që të krijojnë tualete të lirë, që të bëhet përmirësimi i madh i kushteve të jetesës së milionave njerëzve.

Mund të duket si një temë e krisur, por është një që do të mund të shpëtonte jetën e mijëra njerëzve.

“Asnjë nismë në 200 vitet e fundit nuk ka bërë më shumë për të shpëtuar jetëra dhe të bëjë përmirësimin e shëndetit se sa revolucioni i higjienës publike, i shkaktuar nga shpikja e tualeteve” tha Slyvia Mathews Burwell, që është kryetare e Programit të Përgjithshëm Zhvillimor në Fondacionin e Bill dhe Melinda Gates.

“Por nuk shkoi aq shumë. Ai vetëm mbërriti një-të-tretën e botës. Ne kemi nevojë për qasje të reja. Ide të reja.”

 Nisma ishte lëshuar nga Burwell gjatë të martës në Kigali, Rwanda.

Pjesë e planit të fondacionit është sfida për rishpikje të tualetit, i cili financon hulumtimin në tetë universitete në botë për të zhvilluar një tualet që do të kursejë humbjet në energji, pastërtisë së ujit ose lëndëve ushqyese. Fondacioni bashkëpunoi me USAID për të përmirësuar ujin, që paraqet qëllimet e Kombeve të Bashkuara për zhvillim deri në vitin 2015.

Sot, 40% e popullsisë së botës nuk bëjnë pastrimin e tualeteve. Çdo vit, 1.5 milion fëmijë vdesin nga diarrea. Fondacioni është duke i dhënë përparësi përshtatjes dhe përballimit në zgjidhjet që i merr parasysh, për të përmirësuar gjendjen e tualeteve. Tualetet duhet të jenë të lehtë për t’u instaluar dhe nuk duhet që të marrin më shumë se 0.05 dollar në ditë për mirëmbajtje. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>