Blog

Bill Gates flet për pasojat e mohimit të ndryshimeve klimaterike

Jan 31 2017
0 Shpërndarje
Bill Gates paralajmëroi ndaj mohimit të ndryshimit klimës dhe kërkoi për më shumë inovitet në energjinë e pastër, gjatë një evenimenti të premten në Universitetin e Kolumbisë në New York. Bill Gates flet për pasojat e mohimit të ndryshimeve klimaterike

Filantropisti miliarder dhe bashkëthemeluesi i Microsoft-it iu bashkua shokut ti tij miliarder, Warren Buffet, për një seancë pyetjesh dhe përgjigjesh me studentët.

Ai tha se planeti ka nevojë për të gjetur mënyra për të prodhuar energji të pastër, të lirë dhe të qëndrueshme.

Në Dhjetor, Gates deklaroi se ai dhe një grup investitorësh do të investonin më shumë se një 1 miliard dollarë në Breakthrough Energy Ventures, një fondacion që ka si qëllim të financojë zhvillimin e energjisë më të lirë dhe që do të reduktojë emetimin global të gazi të greenhouse.

Pavarësisht se nuk e dinte se qëllimi i administratës së Trump është që të financojë në hulumtime dhe ndihmë të jashtë, Gates tha se kishte shpresë për të ardhmen.

Ai tha se inteligjenca artificiale është pjesëtari më i ri në inovacion dhe nëse do të ishte një student sot do të ndiqte shkencat kompjuterike ose biologjinë.

Kapitalizmi i sipërmarrjeve dhe dëshira për të rrezikuar në diçka të re ka ofruar mundësi shumë të mëdha në SHBA, tha Gates. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>