Analiza

Bill Gates flet për Snowden, ndryshimet klimatike dhe të ardhmen e agrikulturës

Mar 14 2014
0 Shpërndarje
Bill Gates flet për Snowden, ndryshimet klimatike dhe të ardhmen e agrikulturës

bill gates microsoftThemeluesi i Microsoft-it, Bill Gates, i cili së fundi u klaisifikua përsëri si njeriu më i pasur në botë, ka të njëjtat rezerva ndaj qeverisë sikur miqtë e tij nga gjigantët e teknologjisë. “Ju duhet ta keni një realizëm të sigurt që qeveria është një instrument mjaft i vonuar,” thotë ai për Rolling Stone në një intervistë të gjatë.

“Pa vëmendje të vazhdueshme të njerëzve shumë të kualifikuar me matjet e duhura, ajo do të shkojë në pozitën e mos-kryerjes së gjërave shumë mirë.” Nëse ka ndonjë temë në intervistë, atëherë ajo do të ishte kërcënimi i bllokadës dhe baraspeshimi mes mundësive teknologjike, realizimit politik dhe dëshirës etike.

Gates e lidh këtë me çështjet afat-gjatë si zhvillimi i agrikulturës dhe ndryshimet klimatike, për të cilat ai ka shpresuar që do t’iu adresohet me fuqi nukleare – kur bëhet fjalë për zgjidhjen e ndryshimeve klimatike, sistemet si me erë dhe solar “nuk janë interesante”.

Por ai flet edhe për Edward Snowden, Healthcare.gov dhe tema të tjera. “Unë shqetësohem për gjërat si lufta në Siri dhe çfarë domethënë ajo,” thotë ai duke iu përgjigjur pyetjeve për shqetësimet e tij më të mëdha. “Ju nuk do ta parashikonit që ai shtet në veçanti do të binte në luftën e tmerrshme civile ku vuajtja është thjesht e pabesueshme, dhe nuk është e qartë se çfarë mund të bëhet për ta ndaluar atë.” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>