Lajmet

Bill Gates: Funksioni Control-Alt-Delete ka qenë një “gabim”

Sep 27 2013
0 Shpërndarje
Bill Gates: Funksioni Control-Alt-Delete ka qenë një “gabim”

Bill_Gates_Ctrl_Alt_DelA ju ka shkuar ndonjëherë në mendje se pse Microsoft-i duhet të krijonte një komandë aq të gjatë si control-alt-delete? Kësaj pyetje i është përgjigjur Bill Gates gjatë një interviste në Harvard dhe është shprehur se funksioni control-alt-delete që lejon përdoruesit të logohen në Windows dhe të aksesojnë “task manager” është krijuar pasi dizajneri i tastierave në IBM nuk iu siguroi një buton të vetëm për të kryer të njejtin veprim.

“Duke qenë se nuk kishim një buton të vetëm atëherë lindi nevoja e programimit të një niveli të ulët, pra ka qenë një gabim” – tha Gates.

Megjithatë pavarësisht se ka qenë një gabim, funksioni ka jetuar për gjenerata me radhë. Kjo ka qenë hera e parë kur Gates ka pranuar se ky opsion nuk ka qenë zgjedhja më e mirë e mundshme.

Funksioni është krijuar nga David Bradley si një mënyrë për të riaktivizuar sistemin dhe në një intervistë tjetër edhe ai vetë është shprehur se anjëherë nuk e ka kuptuar pse Microsoft-i vendosi krijimin e këtij opsioni si një mënyrë logimi. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>