Biznes

Bill Gates jep 100 000 $ për këdo që krijon një prezervativ më të mirë

Mar 25 2013
0 Shpërndarje
Bill Gates jep 100 000 $ për këdo që krijon një prezervativ më të mirë

Bill GatesPrezervativët përdoren nga mbi 750 milionë njerëz në të gjithë botën për të ulur mundësinë e shtatzanisë apo përhapjen e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

Por, në ndryshim nga teknologjia për shembull, ato nuk kanë pësuar ndonjë ndryshim të madh gjatë dekadave të fundit. A nuk ka ardhur koha për të krijuar diçka të re? Kështu mendon Fondacioni Bill & Melinda Gates, i cili do të ofrojë 100 000 $ financim fillestar që mund të shkojë më vonë deri në 1 milion $ për këdo që dizajnon “gjeneratën e re të prezervativëve.”

“Disavatanzhi kryesor në aspektin e meshkujve është se prezervativët ulin kënaqësinë,” shkruhet në deklaratën e Fondacionit për hapjen e kësaj sfide. Prandaj, “gjenerata e re” për shembull mund të gjente një mënyrë për të rritur ndjeshmërinë duke bërë që meshkujt t’i përdornin më shpesh.

Nga ana tjetër, prezervativët për femra “kanë po të njëjtat probleme si ato të meshkujve, kërkojnë kujdes në vendosjen e tyre dhe janë më të shtrenjta” shprehet Fondacioni.

Në këtë rast do të ishte me interes një prezervativ më i thjeshtë dhe më i lirë që do të condomsndihmonte në uljen e numrit të shtatzanive të padëshiruara dhe përhapjes së SST-ve (Sëmundjet Seksualisht të Transmetueshme), përfshi HIV/AIDS.

Gjenerata e re e prezervativëve është një nga sfidat e shumta të Fondacionit të Bill & Melinda Gates nën programin “Grand Challenges Explorations.”

Nëse keni një ide interesante, mund ta dërgoni propozimin tuaj online tek GrandChallenges.org, sigurisht duke argumentuar mirë planin tuaj që duhet të përfshijë hipoteza të testueshme dhe të interpretueshme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>