Intervista

Bill Gates nuk do kandidojë kurrë për president

Mar 20 2013
0 Shpërndarje
Bill Gates nuk do kandidojë kurrë për president

Ka shumë njerëz që nuk e pëlqejnë Bill Gates, por gjithsesi edhe ky grup nuk mund ta mohojë faktin se sa shumë ka bërë ky njëri bashkë me gruan e tij në fushën e bamirësisë nëpërmjet fondacionit të tyre Bill & Melinda Gates.

Shumë njerëz mendonin se arritjet e tij do të shkonin në pikën kulminante duke kandiduar për president. Gjithsesi biznesmeni dhe bamirësi Gates tha se një gjë e tillë nuk i intereson, dhe mendon se pozicioni presidencial është shumë i mbivlerësuar.

Ai gjithashtu tha se të qenurit president nuk është mënyra ideale për të ndryshuar botën, të paktën në mënyrën se si e shikon ai. Duke folur në samitin Abu Dhabi Media ai tha se roli i tij i tanishëm nuk kërkon që ai të kandidojë për kryetar shteti dhe nuk duhet të “ketë limit 8 vjeçar”.

Kjo nuk është hera e parë që ai është sugjeruar për një vend të tillë. Duke folur në Londër në vitin 2008, kur e pyetën nëse do i futej politikës, ai u përgjigj thjesht “nuk do i futem asaj rruge”.

Kështu që për pjesën tjetër të jetës që i ka mbetur, ai ka vendosur ta shpenzojë në filantropi.

Jobs dëshironte të krijonte një iCar para se të vdiste

Avantazhi që ka aktualisht në fakt e lejon të këshillojë zyrën presidenciale herë pas here, si dhe të vizitojë Shtëpinë e Bardhë. (PCWorld Albanian)

Bill Gates

Lajmet e fundit>