Analiza

Bill Gates: Nuk do të paguaja 19 miliardë $ për të blerë WhatsApp

Mar 17 2014
0 Shpërndarje
Bill Gates: Nuk do të paguaja 19 miliardë $ për të blerë WhatsApp

mapp26gatesGjysma e nismave në Luginën e Silicit janë “të marra” dhe çmimi i paguar nga Facebook për WhatsApp ishte “më i lartë se sa do ta prisja”, tha bashkë-themeluesi i kompanisë Microsoft, Bill Gates. “Inovacioni në Kaliforni është në kulmin absolut të tij për momentin. Natyrisht, gjysma e kompanive janë të marra dhe ju e dini që dy të tretat e tyre do të falimentojnë, por dhjetëra, ose aty diku, ide që dalin do të jenë vërtet të rëndësishme,” tregoi ai për revistën “Rolling Stone”.

Gates ka një pasuri prej 55 miliardë eurosh, ku së fundi u bë një “këshilltar teknologjie” në Microsoft, ku ai pret ta kalojë një të tretën e kohës së tij, ndërsa pjesën tjetër të kohës në punën për bamirësi me Fondacionin Bill dhe Melinda Gates, të cilin ai e udhëheq me gruan e tij. “Satya (Nadella, që është shefi ekzekutiv i tanishëm i Microsoft-it) më ka pyetur për të vëzhguar planet e produkteve dhe t’i ndihmojë atij në marrjen e disa vendimeve dhe në zgjedhjen e disa drejtimeve të reja,” pyeti ai.

Duke komentuar blerjen e fundit të Facebook-ut në vlerë prej 19 miliardë dollarë, Gates e pranon që Microsoft “do të dëshironte ta blinte atë”, por jo në çmimin e paguar nga Mark Zuckerberg. “Unë mendoj që agresiviteti i tij është i mençur – ndonëse çmimi është më i lartë se sa që do ta prisja unë. Ai tregon që bazat e përdoruesve janë shumë të vlefshme.”

“Ne jemi që të dy të larguar nga Harvard-i – që të dy kemi pamje të fuqishme, kokëforta se çfarë do të mund të bënte softueri. Unë i jap atij meritën për formësimin e ndërfaqes së përdoruesit në produktin e tij. Ai ishte një menaxher projekti më i mirë se sa unë. Unë jam më tepër kodues, në thellësi dhe arkitekturë, më tepër se që është ai.

“Por, e dini, nuk ka ndonjë ndryshim të madh. Unë fillova me arkitekturë dhe Mark-u filloi me produkte dhe Steve Jobs filloi me estetikë.” Ai shtoi që njëra nga befasitë e tij më të mëdha se si teknologjia ka avancuar është që ka “më pak robotë se sa do të ma merrte mendja”. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>