Blog

Bill Gates përdor një telefon Android

Sep 26 2017
0 Shpërndarje
Në fund të fundit Windows Phone pothuajse ka vdekur. A nuk do të ishte një iPhone zgjedhja e duhur? Mesa duket jo. Bill Gates përdor një telefon Android Photo Source: CNBC

Ata ishin rivalë. Ata ishin miq. Steve Jobs dhe Bill Gates ndikuan shumë në atë që sot e quajmë industria e teknologjisë.

Pas vdekjes së Steve Jobs, a ka zbutur qëndrimin e tij Gates në nder të bashkëthemeluesit të Apple duke përdorur një iPhone?

Në fund të fundit Windows Phone pothuajse ka vdekur. A nuk do të ishte një iPhone zgjedhja e duhur? Mesa duket jo.

Gjatë një interviste për Fox News, Gates tha se përdor një kompjuter Windows dhe së fundi ka kaluar nga Windows Phone në një telefon Android.

Megjithatë nuk do të shndërrohet papritur në një besnik të Google sepse telefoni i tij është i mbushur plot me softuerë të Microsoft.

Ky vendim është i justifikueshëm! Microsoft shet modelet të Galaxy S8 dhe S8+ në dyqanet e tij.

Qëndrimi i Gates bie në kontradiktë me atë të shefit ekzekutiv të Microsoft Satya Nadella i cili ka një këndvështrim më të hapur ndaj Apple.

Madje ai demonstronte dy vite më parë Microsoft Outlook në një iPhone.

Ish bashkëthemeluesi i Apple Steve Wozniak gjithashtu nuk e ka problem të ndërrojë krahun. Prej kohësh ai arsyetonte pse përdorur Androd-in apo iPhone.

Madje një kohë ai sugjeronte se Apple duhej të kishte punuar me Google. Qëndrimin e Gates e konfirmon edhe bashkëshortja e tij Melinda Gates e cila thotë se në shtëpinë e tyre nuk ka produkte të Apple. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>