Harduer

Bill Gates pranon se Microsoft ka bërë një “gabim” në biznesin e smartfonëve

Feb 19 2013
0 Shpërndarje
Bill Gates pranon se Microsoft ka bërë një “gabim” në biznesin e smartfonëve

WPresidenti i Microsoft-it Bill Gates po vazhdon aktivitetin e tij në media për të rritur vëmendjen rreth fondacionit të tij Bill and Melinda Gates Foundation.

Në një intervistë në CBS Gates nuk foli vetëm për punën bamirëse të fondacionit të tij, por edhe për tema të lidhura me Microsoft-in. Ai iu shpreh gazetarit Charlie Rose se në lidhje me industrinë e smartfonëve, Microsoft-i “nuk doli në krye shumë shpejt.”

Kur ai u pyet pse mendonte këtë gjë, Gates iu shmang pyetjes duke thënë se ishte shumë e komplikuar për tu përgjigjur. Ai pranoi se mënyra që Microsoft-i punoi me smartfonët nuk ishte e duhura për të dalë në krye, kështu që ishte padyshim një gabim.

Rreth mendimit që kishte për drejtorin e Microsoft, Steve Ballmer, Gates tha se si vetë ai edhe Ballmer ishin shumë kritikë për veten e tyre.

Edhe pse mënyra e drejtimit të Ballmer kishte çuar në produkte si Windows 8, Surface dhe shumë të tjera, ai shtoi: “a është e mjaftueshme? Jo, ai edhe unë nuk jemi të kënaqur në termat e konkurrencës, kështu që po bëjmë çdo gjë që është e mundur.

Gates gjithashtu pranoi se i pëlqen të flejë dhe se nuk është një nga ata personat që e kalojnë ditën vetëm me 4 orë gjumë, gjë e cila përbën një problem në takimet e mëngjesit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>