Analiza

Bill Gates: Shëndeti i njerëzve është më i rëndësishëm se sa teknologjia

Nov 5 2013
0 Shpërndarje
Bill Gates: Shëndeti i njerëzve është më i rëndësishëm se sa teknologjia

Duke qenë në largim e sipër shefi ekzekutiv i tanishëm i Microsoft-it, Steve Ballmer, disa kanë pyetur nëse bashkë-themeluesi i ndërmarrjes, Bill Gates, mund të jetë i interesuar në rikthimin e rolit të tij si udhëheqës i ndërmarrjes.

Por nëse një intervistë e tij është një indikacion, Gates mendon që janë disa gjëra shumë të rëndësishme se sa teknologjia që e meritojnë vëmendjen e tij. Në një intervistë me Financial Times, që përqendrohet parimisht në punën e tij për të sjell ndihma shëndetësore në rajonet e varfra të botës, Gates ofron një pamje rreth asaj se sa kanë ndryshuar pikëpamjet e tij në lidhje me rëndësinë e teknologjisë në jetët tona.

“Unë sigurisht që e dua IT-në … Por kur ne duam të përmirësojmë jetët, ju duhet të merreni me gjëra më bazike si mbijetesa e fëmijëve, ushqimi i fëmijëve,” tha Gates. Duke komentuar në lidhje me atë se si disa ndërmarrje të mëdha të teknologjisë kanë sjell qasje në internet për disa vende të varfra, Gates tha: “Si prioritet? Është shaka.”

Ndërrimi i pikëpamjeve të Gates për nevojat më të theksuara në botë mund të jenë si rezultat i punës së tij në vitet e fundit në Fondacionin Bill and BMelinda Gates. I përkushtuar në masë të madhe për të sjell vaksina tek shtetet më të varfra në botë, fondacioni ka dhënë miliarda dollarë për të luftuar AIDS-in dhe malarien.

Duke e përshkruar më tej pozitën e tij të përqendruar jashtë teknologjisë në lidhje me mirëqenien e njerëzimit, Gates tha: “Teknologjia është e mahnitshme, por ajo nuk është e dobishme për asgjë për njerëzit më të nevojshëm gjatë një kornize kohore që do të donim ne.” Sidoqoftë, Gates gjatë një ligjërate në vitin 2007 kishte argumentuar fuqishëm për rolin e teknologjisë si një “mjet” për ta trasnformuar ndërmarrjen. “Inovacionet përkufizuese dhe që po shkojnë të kësaj kohe – bioteknologjia, kompjuteri, interneti, na japin një mundësi që nuk e kemi pasur kurrë përpara për të ndaluar varfërinë ekstreme, vdekjen nga sëmundjet e ndryshme,” tha ai.

Në intervistë, Gates i referohet Indisë, si shteti që së fundi është quajtur si një port i lulëzimit të teknologjisë. “Mirë, shkoni tek ato qendra të Bangalore Infosys, por vetëm për shkak të tyre, shkoni tre milje brenda dhe shkoni shikoni djalin që jeton pa tualet, pa ujë të rrjedhshëm,” tha ai. (PCWorld Albanian)

bllgts

Lajmet e fundit>