Intervista

Bill Gates: Steve Jobs gjithmonë ka qenë “cooler” më i madh se unë [VIDEO]

Feb 2 2013
0 Shpërndarje
Bill Gates: Steve Jobs gjithmonë ka qenë “cooler” më i madh se unë [VIDEO]

Bill Gates Steve JobsBill Gates ka dhënë një intervistë për Stephen Colbert në emisionin Colbert Report, në të cilin e ka pranuar se kurrë nuk ishte cool sikurse Steve Jobs.

Colbert: Njerëzit thonë “se ai Steve Jobs ishte njeri cool, shumë cool”. Ju keni shpëtuar botën, por nuk e keni atë faktorin cool, pa ofendime, nuk e keni atë faktorin dolcevita. A ju ka shqetësuar ndonjëherë që ju po shpëtoni botën, ndërsa njerëzit e kujtojnë Jobs si “cool”?

Gates: Ai gjithmonë ishte më cool se unë.

Colbert: Ashtu?

Gates: Po.

Colbert: Ndoshta shpëtimi i botës do të jetë cool?

Gates: Kjo është OK.

Colbert: Vërtet ? Nuk ju intereson ?

Gates: Jo. Ai ishte njeri briliant. Kishte stilin e vet, qasjen e vet, ndërsa e imja ishte më geek se e tij.

Gates është ende president i Microsoft-it, por në vitin 2008 dha dorëheqje nga pozita e drejtorit ekzekutiv. Në intervistë e ka pranuar se nganjëherë i mungojnë ditët e vjetra në Microsoft. Megjithatë, ai shtoi se ndërtimi i kompanisë më të fortë softuerike në botë ishte mjaft cool për të.

“Ishte shumë argëtuese. Në vitet e mia të njëzeta, tridhjeta dhe dyzeta ajo ishtë gjëja më cool që kisha bërë”, tha Gates.

Ne gjithashtu mendojmë se Gates është cool, çfarë mendoni ju? Jobs apo Gates? (PCWorld Albanian)

The Colbert Report
Get More: Colbert Report Full Episodes,Political Humor & Satire Blog,Video Archive

Lajmet e fundit>