Biznes

Bill Gates takon miliarderët

May 19 2012
0 Shpërndarje
Bill Gates takon miliarderët

Bill Gates dhe Steve Ballmer gjatë javës së shkuar mirëpritën 120 CEO-të dhe liderët e korporatave në samitin e pesëmbëdhjetë me radhë të CEO-ve që organizohet nga Microsoft dhe mbahet në Redmond të Uashingtonit.

Miliarderi saudit Princi Alwaleed bin Talal në një njoftim për media kishte dërguar një foto nga ky samit ku ai shfaqej së bashku me bashkëshorten e tij princeshën Ameerah, dhe Bill Gates (shif foton).

Edhe pse princi Alwaleed nuk kishte dhënë listën e plotë të pjesëmarrësve, ai deklaroi se në këtë samit kishte takuar edhe miliarderin Warren Buffett. Sipas zëdhënësit të Microsoft-it, pjesëmarrësit e tjerë të këtij samiti ishin CEO i Xerox Ursula Burns, CEO i dyqaneve Wal-Mart Mike Duke, miliarderi dhe CEO i Baidu-së Robin Li, CEO i Ford Motor Alan Mulally, CEO i JP Morgan Chase Jamie Dimon, CEO i Procter & Gamble Bob McDonald, CEO i Costco Jim Sinegal dhe CEO i Geico Tony Nicely.  Geico është pronë e Berkshire Hathaway.

CEO-të dhe liderët përfaqësonin 29 shtete dhe mëse 10.9 milionë punonjës. Qëllimi i këtij takimi ishte ndarja e ideve rreth “përballimit të sfidave të biznesit”.

Diskutimet gjithashtu përfshinë edhe temat e mëposhtme:

  • “Mundësia e rritjes së biznesit, ballafaqimi me problemet: rishiqimi i të ardhurave nga çereku i kaluar, rrugët e qëndrueshme për rritje më të shpejt.”
  • “Mundësitë e energjisë: Asnjë forcë nuk është më e rëndësishme në vitalitetin e botës së shekullit 21 sesa furnizimi dhe kërkesa për energji.”
  • “E ardhmja e shënderit: Politikat e reja, mediat digjitale, revolucioni i vazhdueshëm në monitorimin dhe menaxhimin e shëndetit të njerëzve.”
  • “Strategjitë e lidershipit të shekullit 21: Risitë e shpejta në teknologji, konsumatorët si dhe dinamika e rrjeteve sociale.”

Steve Ballmer i’u adresua të pranishmëve me një fjalim për “zonat në Microsoft ku gjërat e pamundshme po bëhen të mundshme, si dhe çfarë hapash po ndërrmerren për t’i mundësuar këto gjëra.” Shumica e përdoruesve të teknologjisë e kanë hequr Microsoft-in nga lista e tyre kur bëhet fjalë për risi. Kjo qendër graviteti tash është zhvendosur në jug të Silicon Valley, tek kompanitë si Google dhe Facebook. Vendimi i fundit i Microsoft-it për të blerë platformën Skype për 8.5 milionë dollarë ndoshta mund të jetë përshtatur në fjalimin e Ballmer-it se si Microsoft po bënë të mundshme gjërat që për dikë janë të pamundshme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>