Harduer

Bill Gates kritikon pajsijen iPad

Feb 12 2010
0 Shpërndarje
Bill Gates kritikon pajsijen iPad

Bill Gates vërtet mendon se iPad nuk do të bëhet një reformator i tregut. Në fakt, ai mendon se netbook-ët do të mbesin produkti kryesor për pajisjet portabile kompjuterike në të ardhmën e afërt.

Gates ishte shumë i impresionuar me Apple iPhone kur pati debutuar në vitin 2007, por në një intervistë për ueb faqen e orientuar kah menaxhmenti Bnet të CBS Interactive, Gates u shpreh se iPad nuk e ka impresionuar. “Nuk është ndjenja e njëjtë siç jam ndjerë me iPhone, kur pata thënë ‘O Zoti im, Microsoft nuk ka punuar sa duhet’. Ky është një lexues i mirë, por nuk ka asgjë që shoh në iPad dhe për të cilën dëshirojë të diskutojë më shumë apo të shprehem  , “O sa do të dëshiroja ta kishte bërë Microsoft’.

Në vend të kësaj, Gates   ndihet se netbookët do të jenë pajisjet kryesore për shfrytëzim kompjuterik portabil.  “Unë jam besimtar i madh leximin me prekje dhe atë digjital, por unë ende mendoj se disa përzierje me zë, stilolaps dhe një tastierë reale – me fjalë të tjera një netbook – do të jetë gjëja kryesore për këtë .”

Sigurisht, të dhënat e Gates për parashikimin e tendencave teknologjike nuk janë dukshëm më të mira sesa të njerëzve tjerë të thjeshtë. Microsoft humbi për mrekulli trenin e revolucionit të internetit në vitin 1990  dhe tentimet e Microsoft-it për të marrë dominimin në tregun e lexuesve portabil media të Apple iPod, deri më tani janë përballur me duartrokitje të dobëta dhe me pak tërheqje tregu.   

Microsoft ka qenë duke e bërë edhe sisteme operative për smartphone dhe pajisje tjera mobile për vite me radhë, por ende e gjen veten në telashe nga konkurrentët si Apple, RIM, Palm, dhe nga sistemi operativ mobil me kod të hapur nga Google, Android.

Nga ana tjetër, Microsoft nuk ka pasur një masë të vogël të suksesit në sistemet e përgjithshme operative kompjuterike, dhe platforma e saj për argëtim Xbox 360  ka qenë e përqafuar nga konsumatorët –  dhe kompania me sukses ka lidhur mediat online dhe shërbimet e lojërave për konzolë nëpërmjet një modeli abonimi.

Pak vëzhgues të industrisë presin që Apple iPad t’i jap ndonjë grusht notebook-ëve – pasi që në fund të fundit, netbook-ët janë në gjendje të lëshojnë  aplikacione të desktopit pa modifikime, e ndërsa zhvilluesit janë të detyruar të sjellin aplikacione tërësisht të reja për iPad, nëse dëshirojnë që ato të punojnë me aftësi kompjuterike të nivelit të lartë në këtë pajisje.
Por Apple nuk duket se ka mungesë të zhvilluesve për iPhone dhe gjithashtu nuk ka mungesë potenciali për të sjellë një produkt elektronik konsumues në treg, i cili pritet të mbetet një platformë substanciale shfrytëzimi.

Lajmet e fundit>