Lajmet

Bing fillon përpunimin e rezultateve të kërkimit sipas “të drejtës për t’u harruar”

Nov 29 2014
0 Shpërndarje
Bing fillon përpunimin e rezultateve të kërkimit sipas “të drejtës për t’u harruar”

Bing-798x310Makina e kërkimit nga Microsoft, Bing, ka filluar të bëjë largimin e rezultateve të kërkimit në Evropë që përmend individë të cilët kanë kërkuar të shfrytëzojnë “të drejtën për t’u harruar”, raporton shërbimi për nisjen e kërkesës për largim, Forget.me.

Pas një vendimi të marrë nga Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian gjatë majit, Bing filloi të pranojë kërkesa për largim të rezultateve gjatë korrikut duke e lëshuar një formë të cilën duhet ta plotësojnë përdoruesit. Forget.me raporton që përdoruesit e shërbimit të vet që kërkuan nga Bing të bëhet largimi i rezultateve kanë filluar tani të pranojnë reagime.

Nga 699 kërkesa të bëra përgjatë Forget.me, 79 kanë pranuar deri tani përgjigje, ku të gjitha janë aprovuar. Dy nga të refuzuarat përmendin arsye të pamjaftueshme, ndërsa përgjigjet për kërkesat e tjera janë reagime për rezultate të kërkimit që çojnë në përmbajtje tek rrjetet sociale, për të cilat Bing kërkon të bëhet largimi drejtpërdrejt nga ato rrjete sociale për largim më efikas nga rezultatet e kërkimit.

Udhëheqësi i autoriteteve për mbrojtjen e të dhënave në Partinë e Punës në Bashkimin Evropian tha më herët gjatë kësaj jave që nuk do të jetë e detyrueshme për Google-in që të njoftojë publikuesit dhe mediat kur artikujt e tyre largohen nga rezultatet e kërkimit – kështu që është e mundshme që Bing ka bërë largimin e disa rezultateve të kërkimit, por Forget.me nuk ka pranuar ndonjë njoftim për këtë.

Një zëdhënës nga Microsoft ka konfirmuar që ka pranuar kërkesa për largim nga rezultatet e kërkimit sipas ‘të drejtës për t’u harruar’ dhe është duke i implementuar ato. (PCWorld Albanian)

Tags >

Bing
Lajmet e fundit>