Vëzhgim

Bing kalon Yahoo!-në

Jan 12 2012
0 Shpërndarje
Bing kalon Yahoo!-në

Sipas comScore, gjatë muajit dhjetor me makinën kërkuese Bing ishin bërë 15.1% e kërkimeve në Shtetet e Bashkuara; Yahoo ishte përdorur vetëm për 14% të kërkimeve. Kjo paraqet një të arritur të madhe për ndërmarrjen Microsoft, por ky ndërrim i veçantë ka të bëjë më tepër me rënien e Yahoo-s në krahasim me Google se sa që ka të bëjë me makinën kërkuese Bing. Prania e Yahoo në kërkime ra për 0.6% nga nëntori në dhjetor, derisa Google pa një rritje prej 0.5%, duke pasur kështu 65.9% të tregut. Bing pati një rritje për vetëm 0.1%.

Kjo nuk nënkupton që shërbimi i Microsoft nuk ka bërë hapa të mëdhenj. Në dhjetorin e vitit 2010 kjo makinë kërkuese ishte përdorur vetëm gjatë 12 për qind e kërkimeve në Shtetet e Bashkuara, ndërsa Google ka rënë nga 66.6 për qind sa ishte në të njëjtën kohë. Këto lëvizje ende janë relativisht të vogëla dhe Bing ka një rrugë të gjatë për të bërë./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>