Analiza

Bing me rezultate edhe nga Facebook dhe Twitter

May 5 2012
0 Shpërndarje
Bing me rezultate edhe nga Facebook dhe Twitter
Lëshimi i ri nga Bing do të ofrojë rezultate kërkimi edhe nga faqet si Facebook dhe Twitter. Ndërmarrja Microsoft e ka bërë më të lehtë përdorimin e kësaj makine kërkuese.

Microsoft gjatë ditës së sotme lëshoi një përditësim madhor për makinën kërkuese Bing, për të cilin gjiganti softuerik pranon që fundamentalisht do ta ndërrojë rrugën sipas së cilës përdoruesit kërkojnë në ueb. Duke shikuar nga afër mediat shoqërore, Microsoft tha që versioni i ri i makinës kërkuese iu ka ofruar përdoruesve një rrugë për të ndërlidhur informacionin nga llogaritë e tyre në Facebook dhe Twitter.

Microsoft tha që përditësimi është më i theksuari që kur u lëshua Bingu tre vite më parë dhe është dizajnuar për t’iu ndihmuar përdoruesve që të veprojnë shpejt duke e marrë përparësinë e përmirësimeve të shumta të uebit, i cili është bërë mjaft shoqëror.

Sipas Microsoftit, “me versionin e ri të Bingut, që do të ndryshohet gjatë javëve të ardhshme dhe i gatshëm gjerësisht në Shtetet e Bashkuara në fillim të qershorit, njerëzit lehtësisht mund të marrin këshilla dhe rekomandime nga shokët dhe ekspertët me shiritin e ri shoqëror anësor.” Përdoruesit munden gjithashtu që të shohin informacion të dobishëm përgjatë një veçorie të re për të paraqitjes. Dhe ata mund të gjejnë çfarë po kërkojnë më shpejt, me rezultate më të përshtatshme dhe një ndërfaqe të rifreskuar të përdoruesit. E tërë kjo është e paraqitur në një dizajn të ri, me tri kolona, që përqendrohet në ndihmimin e përdoruesve që ta marrin gjënë që duan duke kërkuar informacion./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>