Lajmet

Bing me veçori të reja

Jul 31 2012
0 Shpërndarje
Bing me veçori të reja

Bing është duke vazhduar shtytjen e vet drejt shtimit të më tepër veçorive, kësaj radhe duke jua mundësuar përdoruesve që t’u kërkojnë shokëve në Facebook për t’i ndihmuar gjatë kërkimit.

Veçoria e re ju mundëson që të etiketoni deri pesë shokë në pyetësor të caktuar kërkimi – kështu, si pasojë, do t’jua dërgojë atyre një lajmërim në Facebook, i cili do të përdoret për t’ju ndihmuar. Kështu, për shembull, nëse jeni duke kërkuar për një restorant në një qytet të caktuar, ju mund ta etiketoni dikë që e njihni në Facebook i cili jeton atje dhe ai mund të dijë ndonjë vend të mirë për të ngrënë.

Veçoria e re tani është lëshuar dhe vjen jo shumë gjatë pasi që Bing paraqiti ndërlidhjen e Foursquare në rezultatet e kërkimit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>