Softuer

Bing me veçori të reja

Jun 23 2010
0 Shpërndarje
Bing me veçori të reja

Në lëvizjen më të re të Microsoft për të bindur shfletuesit e uebit, kjo kompani ka shtuar disa veçori atraktive në kuadër të motorit të saj kërkues Bing.

Microsoft ka pasur vëshitirësi në sfidimin e kërkimit të uebit dhe në sfidimit e liderit reklamues Google për vite të tëra. Në vend se të sfidojë Google kokë më kokë, Microsoft ka tentuar të pozicionojë Bing si një alternativë më të mirë për kompletimin e disa detyrave të caktuara online; siç është blerja, planifikmet për udhëtime, kërkimi i bizneseve lokale dhe kërkimi për informata shëndetësore.

Kjo strategji duket se po funksionon, por Bing është ende motori kërkues numër 3 prapa Google dhe Yahoo, por pjesëmarrja e saj në pëqindjen e kërkimeve është duke u rritur. Microsoft ka theksuar se fushat e blerjes dhe fushat tjera prioritare të Bing janë rritur më shpejtë sesa përdorimi i përgjithshëm i faqes.

Tani, Microsoft ka bërë një lëvizje të re drejt argëtimit. Kompania ka arritur marrëveshje me rrjete televizive, video ueb faqe si Hulu, studio incizimi, prodhues lojërash dhe kompani tjera që ofrojnë përmbajtje. Kur njerëzit kërkojnë për një spektakël, këngë apo lojë të zakonshme në Bing, ata do të jenë në gjendje të shikojnë, dëgjojnë apo luajnë menjëherë në rezultatet kërkuese, pa pasur nevojë për të shkuar në një faqe tjetër.

Yusuf Mehdi, zëvendës president më i avancuar në biznesin online të Microsoft, ka thënë se ide ishte bashkimi i kutisë kërkuese me një dirigjues universal të kontrollimit prej së largu.

Njerëzit do të jenë në gjendje të dëgjojnë 5 milion këngë pa pagesë në Bing, në momentin që ata kompletojnë procedurën për një leje Zune, përkatësisht kur të paguajnë 15 dollarë në muaj për shërbimin transmetues muzikor të Microsoft. Bing gjithashtu do tu mundësojë njerëzve që të kenë qasje në më shumë se 1.000 TV episode dhe rreth 100 video lojëra të zakonshme, siç është checkers apo “Bejeweled”.

Bing gjithashtu është duke përmirësuar rezultatet e ndërlidhura me argëtim, me faqe të dedikuara për artistë dhe tekste për muzikë të paraqitur në rezultate. Guida programore televizive për secilin show dhe kanal televiziv e gjithashtu edhe faqe të dedikuara që ndihmojnë njerëzit të blejnë tiketa për kinema, të planifikojnë parkimi  apo edhe të gjejnë restaurante afër tyre.

Faqja bazë e rezultateve kërkuese të Bing gjithashtu do të ketë një përmirësim të vogël gjatë javëve të ardhshme. Microsoft është duke shtuar ndarje të reja në pjesën e sipërme, përmes të cilave njerëzit do të jenë në gjendje të lëvizin më shpejt tek përgjigjet që po kërkojnë.

Kompania ka theksuar se ka bërë rezultatet kërkuese më relevante për lajme, dhe ka dizajnuar një seksion të ri të financave për investitor që kërkojnë lajme dhe të dhëna rreth kompanive dhe tregjeve.

Lajmet e fundit>