Vëzhgim

Bing mposht Google

Aug 14 2011
0 Shpërndarje
Bing mposht Google

Studimi, nga ndërmarrja që përcjell uebin, Experian Hitwise, gjeti që diku 80% e kërkimeve në Bing drejtuan tek një vizitë tek një nga uebfaqet e identifikuara në rezultate, në krahasim me vetëm 67% të kërkimeve me Google.

Studimi tha që përqindja e kërkimeve që nuk paraqet rezultate në një vizitë tek një uebfaqe ndikoi që të dy makinat kërkuese të japin mundësi shtesë që të përmirësojnë rezultatet e tyre.

Studimi gjeti gjithashtu që prania e Google në Shtetet e Bashkuara si makinë kërkuese shënoi rënie për 2% gjatë korrik, duke rënë në 66.05%, ndërsa Bing shënoi ngritje për 1%, duke arritur kështu në 28.05%. Yahoo, që përdor Bing-un për të gjitha kërkimet në faqet Yahoo, shënoi rritje për 4%, për të marrë kështu gjithsej 15%, ndërsa kërkimet e bëra në bing.com shënuan rënie për 2%, për të pasur vetëm 13%./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>