Lajmet

Bing News sjell postime nga Facebook dhe Twitter

Sep 6 2013
0 Shpërndarje
Bing News sjell postime nga Facebook dhe Twitter

Microsoft-i ka rindërtuar faqen e vet të kërkimit Bing News gjatë të enjtes për të theksuar më tepër ngjarje që janë në trend, si nga uebi, po ashtu edhe nga mediat shoqërore.

“Lajmi i sotëm është vënë në lëvizje nga “pëlqimet” dhe “cicërimat” dhe kryetitujt që ngrihen dhe bien për më pak kohë se sa që duhet për të ngrënë drekë,” shkroi Bing në një postim në blog.

“Kjo është pse ne kemi rifreskuar Bing News për ta bërë më të lehtë për ju që të rrini në afërsi me gjërat për të cilat interesoheni.”

Këto cicërima dhe postime nga Facebook që ricicërohen dhe pëlqehen shumë herë tani do të paraqiten në ballinën e Bing News. Përveç veçorive të rrjeteve shoqërore, Bing po ashtu ka ridizajnuar faqen e vet News për të paraqitur më tepër kryetituj dhe tema në trend nga i tërë interneti

“Në ballinë të faqes Bing News, ju me lehtësi mund të shfletoni kryetitujt më të fundit me turnet me lajme që paraqesin temat në trend në kategori duke përfshirë SHBA-në, botën, lokale, argëtim, sport, politikë dhe më tepër,” shkroi Bing.

“Nëse kërkoni për një person të famshëm ose politikan i cili është pjesë e kryetitujve, temat e fundit të lajmeve për atë person po ashtu do të paraqiten në atë turn.”

Bing po ashtu ka krijuar një dizajn të përshtatshëm për çfarëdo pajisje. Kjo nënkupton se nuk ka rëndësi nëse jeni duke vizituar Bing News në një tablet, smartfon ose kompjuter, pasi shfletuesi automatikisht do të riformësohet për pajisjen. (PC World Albanian)

bing newa

Lajmet e fundit>