Lajmet

Bing shton rrjetet shoqërore dhe më tepër përgjigje në Snapshot

Mar 22 2013
0 Shpërndarje
Bing shton rrjetet shoqërore dhe më tepër përgjigje në Snapshot

Makinat e kërkimit në vazhdimësi janë duke kaluar nga listat me përmbajtje tek direktoriumet që kuptojnë se çfarë dëshironi dhe i theksojnë ato. Bing

Në Bing, kjo përfshin shiritin anësor, Snapshot, që paraqitet për kërkime të popullarizuara si “Abraham Lincoln” me fotografi, biografi të shkurtra dhe informacion të lidhur me të.

Gjatë ditës së enjte Microsoft-i është duke e zgjeruar veçorinë Snapshot për të marrë më tepër informacione nga mostrat e kërkimit dhe rrjetet shoqërore.

Për të famshmit e kohës së sotme, shiriti anësor i Bing tani do të përfshijë informacione nga Twitter, Facebook, LinkedIn dhe Klout, ku secili rrjet paraqitet nga një ikonë nën emrin. I vetmi rrjet shoqëror që nuk është përfshirë është Google+. Për profesionistët në LinkedIn, gjërat si përvoja e punës dhe edukimi do të paraqiten.

Bing është duke shtuar edhe informacione të tjera kur bëhet kërkimi për vende ose figura historike. Bing gjithashtu do t’iu përgjigjet pyetjeve kurdo që mundet, për shembull duke e paraqitur “Malin Everest” si “malin më të madh në botë”.

Edhe Google e bën këtë, por sipas disa kërkimeve të bëra nga The Verge, bing ishte më i mirë në përgjigjet për pyetjet gjeografike, derisa Google fitoi në pyetjet për kulturë.

Versioni i ri Chrome beta shton API për njohje të zërit

Snapshot është tani gati për përdorim dhe për më tepër informacione mund të shihni në Bing. (PCWorld Albanian)

Tags >

Bing
Lajmet e fundit>