Lajmet

Bing shtyn para pjesëmarrjen kërkuese të Microsoft për 50 përqind

Jun 17 2009
0 Shpërndarje
Bing shtyn para pjesëmarrjen kërkuese të Microsoft për 50 përqind

Është raportuar se Bing ka shtyrë para aksionet kërkuese të Microsoft për 4 pikë, apo pothuajse 50 përqind. Sipas ComScore, faqet e Microsoft kanë mbledhur 8.2 përqind të të gjitha kërkimeve në SHBA, gjatë muajit prill të këtij viti. Megjithatë, kompania ngriti pjesëmarrjen e saj në 12.1 përqind gjatë javës së dytë të lansimit të Bing.

Depërtimi i kërkuesit Bing është duke u rritur vazhdimisht, dhe atë prej 13.7 përqindqë ishte në javën e fundit të majit në 16.7 përqind mes 8 dhe 12 qershor.
“duket se Microsoft Bing ka vazhduar të krijojë interesim nga tregu, dhe atë për javën e dytë me radhë”, shpjegoi senior zëvendës presidenti i ComScore Mike Hurt. “Këto të dhëna të hershme reflektojnë një reaksion pozitiv e të vazhdueshëm të tregut ndaj Bing, në fazat e tij fillestare të lansimit”.

Në fakt, pjesëmarrja e Microsoft në rezultatet kërkuese të faqeve në SHBA, kërceu nga 12.1 përqind gjatë periudhës qershor 8 – 12, që shënon një 3 përqindësh të pikëve nga fazat fillestare të shpalosjes gjatë javës së fundit të majit.

Pavarësisht kësaj, Bing nuk ka gjasë që të jetë një kërcënim serioz për dominancën momentale të Google në tregun kërkues. Pjesëmarrja e kësaj të fundit në tregun amerikan është 60 përqind, gjersa Yahoo ka një pjesëmarrje prej 20 përqind në treg.

Siç e kemi potencuar edhe më herët, sfida kryesore e Microsoft do të jetë formësimi i profilit të saj më ndryshe prej Google, duke shpalosur veçori të reja dhe unike – sikurse që janë për momentin video thumbnails që ofrohen vetëm në Bing, dhe mundësojnë që të shikoni një video përmbajtje direkt në makinë kërkuese pa pasur nevojë të shkoni në ueb faqen e materialit.
 

 

Lajmet e fundit>