Lajmet

Bing sjell komentet dhe pëlqimet e rrjetit Facebook në kërkim

May 14 2013
0 Shpërndarje
Bing sjell komentet dhe pëlqimet e rrjetit Facebook në kërkim

Bing është duke shtuar disa veçori të reja shoqërore në makinën e vet të kërkimit, duke mundësuar që pëlqimet dhe komentet e bëra nga shokët në Facebook të mund të postohen drejtpërdrejt në faqe.

Veglat e reja kanë të bëjnë me një tjetër zgjerim të makinës kërkuese të ndërmarrjes Microsoft për ta bërë atë më interaktive dhe më të dobishme teksa ndërmarrja kërkon që ta dallojë veten nga kërkimi me Google.

Në muajin mars, Bing zgjeroi kolonën e vet qendrore për të inkorporuar më tepër informacione sociale nga Facebook, Twitter dhe Klout në atë se si rezultatet e kërkimit paraqiten.

Në muajin janar, Shiriti Anësor Shoqëror ishte shkallëzuar që të përfshinte më tepër përmbajtje nga përdoruesit e shokëve të rrjetit Facebook si përditësimet e statuseve, lidhjet e shpërndara dhe komentet.

Më parë, përdoruesit do të mund të shihnin atë përmbajtje, por nuk mund të ndërvepronin me të pa e lënë faqen Bing. Por me zgjerimin e fundit, ata munden.

“Tani ju mund të shihni se çfarë shokët e juaj mund të dinë për atë se çfarë jeni duke kërkuar dhe të lidheni me ta drejtpërdrejt pa e lënë faqen e kërkimit,” tha Bing në një postim në blog. (PCWorld Albanian)

bing

Lajmet e fundit>